Ambasadori britanik në Kosovë uron Dua Lipën për suksesin në “Grammy” – Lajmi.net
Ambasadori britanik në Kosovë uron Dua Lipën për suksesin në “Grammy”
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 8:38, 11 February 2019
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connel ka uruar Dua Lipën përmes një statusi në Facebook.

Ruairi O’Connell shfrytëzoi rrjetet sociale për ta uruar Dua Lipën për suksesin e arritur në “Grammy Awards”, shkruan lajmi.net.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Connell.

Kujtojmë që Dua është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten më të mirë të re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Për ndryshe, ceremonia “Grammy Awards” këtë vit shënoi edicionin e 61-të dhe u mbajt në Los Angeles. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO