Buffon zbulon pikën e dobët të PSG-së para ndeshjes me Man Utd – Lajmi.net
Buffon zbulon pikën e dobët të PSG-së para ndeshjes me Man Utd
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 11:37, 11 February 2019
Gigi Buffon ka zbuluar pikën e dobët të PSG-së para përballjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

PSG do të përballet me Manchester United në Old Trafford në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Gigi Buffon tha se ata nuk kanë shpirt në lojë.

Portieri italian ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë më të fokusuar në ndeshje, pasi një gabim mund të iu kushtojë shumë.

“Nuk më pëlqeu ndeshja në Kupë. Ne fituam, por na mungoi shpirti i skuadrës”, tha fillimisht Buffon, përcjell lajmi.net.

“Nuk duhet bërë gabime të tilla edhe ndaj Manchester United, pasi një gabim iu kushton me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Ne jemi të përgatitur për atë ndeshje edhe pse kemi shumë mungesa kyçe në formacion.”, ka shtuar më tej italiani. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO