Enver Hasani të kërkojë gjetjen e vajzës dhe vërtetësinë e pohimeve të saj në video! – Lajmi.net
Enver Hasani të kërkojë gjetjen e vajzës dhe vërtetësinë e pohimeve të saj në video!
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:22, 25 November 2014
Ardian Gjini

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe një nga figurat kryesore të kësaj partie, Ardian Gjini, kanë reaguar ndaj akuzave që ka bërë në adresë të tyre kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani ka thënë se një video që po qarkullon në “youtube” ka lidhje me njerëz të AAK-së dhe se është shantazh politik që sipas tij është bërë për shkak të vendimeve të marrra në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë video një femër, e cila e mbulon identitetin e saj, akuzon Hasanin se si profesor i Universitetit Publik ka kushtëzuar për notë studentet dhe me të paktën njëren prej tyre ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Por këtë akuzë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese e ka hedhur poshtë partia e Ramush Haradinajt.

Përmes një deklarate, AAK-ja ka reaguar duke thënë se nuk ka të bëjnë fare me pretendimet e Hasanit, ndërsa ka ftuar organet e drejtësisë të merren me qartësimin e këtij rasti.

Po ashtu ka reaguar edhe zyrtari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili sipas Hasanit, Baton Haxhiu, Dastid Pallaska dhe Bajram Gecaj e kishin dëgjuar Ardian Gjinin e AAK-së teksa kishte folur me zë për këtë çështje në një restorant në Prishtinë.

Gjini ka thënë se akuzat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese janë “non sens” dhe se videon e përfolur e ka parë në “youtube”, duke mos e fshehur faktin së është shokuar prej saj.  

“Është shokuese nëse pretendimet e asaj vajze janë të vërteta. Por, është shokuese edhe nëse nuk janë të vërteta sepse kjo do të dëshmonte se deri ku mund të shkojnë logjika e mbrapshtë”, ka shkruar Gjini në profilin e tij në Facebook.

“Dhe, këshilla ime për ty është që të kërkosh nga organet e rendit të merren me vërtetësinë e pohimeve, ta gjejnë atë vajzë, ta gjejnë prej ku është postuar videoja dhe ta zbardhin këtë rast për të cilin sinqerisht shpresoj të mos jetë i vërtetë”.

Lexojeni të plotë postimin e Gjinit në Facebook:

Enver,

Fillimisht, po të tregoj se këtë video e kam parë në youtube, ndoshta, ndoshta pas teje. Dhe, jam shokuar.

Është shokuese nëse pretendimet e asaj vajze janë të vërteta. Por, është shokuese edhe nëse nuk janë të vërteta sepse kjo do të dëshmonte se deri ku mund të shkojnë logjikat e mbrapshta.

Dhe, këshilla ime për ty është që të kërkosh nga organet e rendit të merren me vërtetësinë e pohimeve, ta gjejnë atë vajzë, ta gjejnë prej ku është postuar videoja dhe ta zbardhin këtë rast për të cilin sinqerisht shpresoj të mos jetë i vërtetë.

Sa për Dastidin e Batonin, kemi qenë me qindra herë në të njëjtën tavolinë, sepse jemi miq. Edhe ata, edhe ti e dinë që unë nuk jam shantazhues.

Për këtë temë, po lexoj në media se kanë folur. Lexoji edhe ti me kujdes.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO