Femrat do t’i gëzohen lansimit të këtij ’emoji’ të ri – Lajmi.net
Femrat do t’i gëzohen lansimit të këtij ’emoji’ të ri
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 20:19, 7 February 2019
Emoji i 'penisit të vogël' mund të ketë marrë vëmendjen e të gjitha shtojcave të reja.

Por, shumë njerëz shpresojnë se është emoji i ciklit menstrual, simbolizuar nga një pikë gjaku, do të jetë risia më e madhe, transmeton lajmi.net.

Këtë javë, Unicode Consortium – organizata jofitimprurëse e ngarkuar për krijimin dhe mbajtjen e standardeve të gjuhës emoji – njoftoi 59 të sapoardhurve që përbëjnë përditësimin e vitit 2019.

Ato janë të dizajnuara për të pasqyruar më gjerësisht anëtarët e shoqërisë, duke përfshirë ’emoji’ për burrat dhe gratë në karroca dhe njerëzit e verbër.

‘Emoji’ pika e gjakut u promovua nga ‘Plan International’ dhe synon të ndihmojë normalizimin e ciklit mesntrual dhe të thyejë stigmatizimin rreth tyre.

Fushata e bamirësisë sjellë këtë emoji pas sondazhit të vitit 2017, në të cilën ka gjetur, ndër të tjera, se dy të tretat e grave nuk ndjehen rehat që të diskutojnë ciklin menstrual të tyre me baballarët e tyre apo miqtë e gjinisë së kundërt. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO