Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në javën e ardhshme parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimi, shkruan lajmi.net. Të hënën: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale…

Lajme

04/12/2022 15:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në javën e ardhshme parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimi, shkruan lajmi.net.

Të hënën: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të martën: Mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të mërkurën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

Të enjten: Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.

Të premten: Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius./Lajmi.net/