Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në javën e fundit të nëntorit parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Gjatë kësaj jave do të fryjë erë e mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit dhe verilindje, shkruan lajmi.net. Të hënën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin…

Lajme

27/11/2022 15:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në javën e fundit të nëntorit parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Gjatë kësaj jave do të fryjë erë e mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit dhe verilindje, shkruan lajmi.net.

Të hënën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të martën: Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të mërkurën: Mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të enjten: Të enjten parashihet mot më dinamik., i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius

Të premten:  Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Të kujtojmë se sot, ditë e diele ,në shum pjesë të vendit, në orët e vona parashihet të bie shi i përzier me borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit dhe verilindje./Lajmi.net/