10 gabime që dërgojnë në ngrënje të tepërt

Nëse ndjeheni keq pas një vakti, është koha të bëni disa ndryshime. Bëni gjënë e duhur dhe ndaloni ngrënjen e tepërt. Këtu është një listë e 10 gjërave që dërgojnë në ngrënje të tepërt dhe që duhet t’i ndryshoni menjëherë.

Lifestyle

17/05/2014 22:24

1. Mos ngrënja e mëngjesit. Mosngrënja e mëngjesit mund të duket si një mënyrë e mirë për të ulur kaloritë, mirëpo është një ide e keqe. Nëse hani një mëngjes të mirë, e ulni mundësinë e ngrënjes se tepërt gjatë ditës       

2. Ngrënja pranë ekranit. Njerëzit që hanë pranë televizorit ose laptopit kalojnë më shpesh në ngrënje të tepërt. Kur diqka tjetër ju tërheq vëmendjen, atëherë nuk mund të fokusoheni në ushqimin qe jeni duke ngrënë

3. Nuk i kushtoni vëmendje porcioneve. Nuk duhet patjetër të hani qfarë ka në pjatë. Zgjidhni porcione adekuate që do të ju ngopin mjaftueshëm. Nëse keni mbetje të ushqimit, i ruani për më vonë ose i hudhni.      

4. Po i ngatërroni urinë me etjen. Kjo i ndodh shumë personave. Nëse keni ngrënë dhe jeni ende i uritur, mundeni thjesht të jeni i etur. Pini një gotë me ujë, pritni 20 deri 30 minuta dhe shihni nëse jeni ende i uritur.      

5. Hani aq sa partneri juaj. Kur partneri juaj han shumë, është vështirë ta shikoni atë duke ngrënë. Ose hani ndaras, ose merrni një porcion më të vogël për vete. 

6. Pjatat tuaja janë të mëdha. Edhe kjo mund të ndikojë në zakonet tuaja të ngrënjes. Nëse keni hapsirë të zbrazët në pjatën tuaj, atëherë porcioni juaj është më i madh sesa duket. Në vend që të merrni më shumë ushqim, merrni pjata më të vogla.

7. Ndiheni fajtor pasi hani shumë. Nuk duhet të ndiheni fajtor pasi që keni ngrënë diqka, nuk po e ndihmoni veten, në fakt mund të hani më tepër.

8. Nuk hani kurrë paradrekë. Disa njerëz mendojnë se paradreka është e keqe. Paradreka është shumë e shëndetshme nëse e shftrytëzoni në avantazhin tuaj. Paradreka është shumë e mirë nëse e hani para ose pas ushtrimeve, si dhe ndihmon në kontrollimin e apetitit.

9. Hani shumë pas ushtrimeve.  Mos i përdorni ushqimet si justifikim për të ngrënë shumë. Nëse nuk është koha për një vakt, atëherë mund të konsumoni më pak kalori. 

10. Ngrënja për shkak të emocioneve. Nëse hani për shkak të emocioneve, nuk jeni i vetmi. Mund të duket si mënyrë e mirë për të shmangur emocionet, por e dëmtoni trupin tuaj në këtë mënyrë. Herën tjetër që dëshironi ushqim, pyeteni veten a jeni me të vërtetë i uritur.