10 vite që kur Anglia humbte një ndeshje eliminatore – “Fati” i Kosovës

23:51 | 11 Tetor 2019

Kombëtarja e Anglisë ka befasuar të gjithë në mbrëmjen e 11 tetorit.

Në Pragë të Çekisë, Anglia u mposht me rezultatin 2:1 nga Çekia, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

Kjo ishte humbja e parë që Anglia ka pësuar në një ndeshje eliminatore në 10 vitet e fundit (43 ndeshje), përcjell lajmi.net.

Për fatin tonë të keq, kjo humbje erdhi pikërisht kur i duhej më së paku Kosovës, pasi tashmë vështirësohen shumë punët për Dardanët.

Kosova ka nevojë për shtatë pikë në tri ndeshjet e mbetura, gjë që nuk është e pamundur, por shumë e vështirë.

Si për fat, duhej qëlluar që në 10 vite, koha për humbjen e Anglisë të ishte tani, për favorin e Çekisë dhe ‘dëmin’ e Kosovës. /Lajmi.net/