Duka: I tronditur me ndarjen nga jeta të Erion Kajtazit

Vdekja e hershme e futbollistit Erion Kastrati ka tronditur të gjithë futbolldashësit dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. 17 vjeçari humbi jetën derisa ishte duke luajtur futboll kundër ekipit A&N në Prizren pas një arresti kardiak. Për vdekjen e tij është shprehur i tronditur edhe Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand…

Sport

04/12/2022 13:55

Vdekja e hershme e futbollistit Erion Kastrati ka tronditur të gjithë futbolldashësit dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

17 vjeçari humbi jetën derisa ishte duke luajtur futboll kundër ekipit A&N në Prizren pas një arresti kardiak.

Për vdekjen e tij është shprehur i tronditur edhe Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Kajtazit në emër edhe të komunitetit të futbollit shqiptar.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një atak kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë. Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit.”, ka shkruar Duka në “Facebook”.

Ai më tutje ka kërkuar që të rritet sa më shumë kujdesi shëndetësor për futbollistet dhe të bëhen kontrolle të vazhdueshme.

“Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.”, ka thënë Duka./Lajmi.net/