Edhe The Sun shkruan për reagimin e Ragip Xhakës ndaj Zana Avdiut

Reagimi i Ragip Xhakës ndaj aktivistes për çështje gjinore, Zana Avdiu, në një studio televizive, nuk la pa u vërejtur edhe nga mediumi  The Sun. Presigjiozja angleze ia kushtoi një artikull të veçantë këtij rasti, transmeton lajmi.net. Avdiu e quajti gjest rrugaçi veprimin e mesfushorit Granit Xhaka ndaj futbollistëve serbë, teksa babai i lojtarit të…

Sport

06/12/2022 17:46

Reagimi i Ragip Xhakës ndaj aktivistes për çështje gjinore, Zana Avdiu, në një studio televizive, nuk la pa u vërejtur edhe nga mediumi  The Sun.

Presigjiozja angleze ia kushtoi një artikull të veçantë këtij rasti, transmeton lajmi.net.

Avdiu e quajti gjest rrugaçi veprimin e mesfushorit Granit Xhaka ndaj futbollistëve serbë, teksa babai i lojtarit të Arsenalit reagoi ashpër.

“Gruaja që ulet në këtë emision dhe nuk ka asnjë ide as nga sporti, as nga emocionet, as nga shqiptarët. Këta shajnë nënën, gruan dhe fëmijët e tij, bëjnë një sërë gjestesh, thërrasin “Vritni shqiptarët!”, “Kosova është Serbi!” dhe ajo e quan Granit një rrugaç…Familja Xhaka asnjëherë nuk është dorëzuar dhe nuk dorëzohet, gjesti i Granitit nuk ka qenë as politik dhe as seksist”, tha ndër të tjera babai i Xhakës në T7.

Tutje ai paralajmëroi mediet që të kenë kujdes së çfarë shkruajnë për futbollistin me origjinë kosovare, detaj ky që nuk pati se si t’i ikte një mediumi si The Sun.

Ky debat ka ca ditë që është temë kryesore edhe në Kosovë, çka pasoi edhe me ofendime ndaj Avdiut.

Më poshtë gjeni artikullin e plotë të The Sun.

https://www.thesun.co.uk/sport/20668893/xhaka-dad-arsenal-disgraceful-gesture-switzerland-world-cup//Lajmi.net/