Messi i mahnitur me përkrahjen e tifozëve: Është e pabesueshme ajo që ata transmetojnë

Lionel Messi e përshkroi marrëdhënien e Argjentinës me tifozët e tyre si diçka të bukur pasi ata mundën Australinë 2-1 për të arritur në çerekfinale të Kupës së Botës. Ylli argjentinas, Messi mbrëmë shkëlqeu në fitoren ndaj Australisë, transmeton lajmi.net. Gjatë gjithë takimit Argjentina me në krye Leon kishin mbështetjen maksimale nga tifozët e tyre.…

Sport

04/12/2022 09:05

Lionel Messi e përshkroi marrëdhënien e Argjentinës me tifozët e tyre si diçka të bukur pasi ata mundën Australinë 2-1 për të arritur në çerekfinale të Kupës së Botës.

Ylli argjentinas, Messi mbrëmë shkëlqeu në fitoren ndaj Australisë, transmeton lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit Argjentina me në krye Leon kishin mbështetjen maksimale nga tifozët e tyre.

E pas ndeshjes ishte vetë kapiteni argjentinas që i falënderoi ata që janë pas kombëtares së tyre.

“Këto janë ndjenja të mahnitshme. Jam shumë i lumtur që ndaj këtë moment të bukur, këto momente të lumtura me të gjithë”, tha Messi.

“Përpjekjet që po bëjnë për të qenë këtu me ne në çdo ndeshje. E di sa shumë e shijojnë në Argjentinë.

E gjithë Argjentina do të donte të ishte këtu, por nuk është e mundur. Mendoj se është kjo lidhje që kemi, ky bashkim, që është diçka e bukur.

Është e pabesueshme ajo që ata transmetojnë, pasioni, energjia e tyre, gëzimi i tyre dhe ne jemi shumë mirënjohës. Është e pabesueshme”, përfundoi 35 vjeçari.

Në çerekfinale Argjentina luan ndaj Holandës, më nëntë dhjetor, nga ora 20:00./Lajmi.net/