Molliqaj, Kurtit: Merr përgjegjësi, dorëhiqu
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili konfirmoi se nuk është i ftuar në takimin e Ambasadës së Amerikës për çështjen e Asociacionit. Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj i ka kërkuar Kurtit që të marrë përgjegjësi dhe të dorëhiqet, shkruan lajmi.net. Ai tha se ndërkombëtarët…

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili konfirmoi se nuk është i ftuar në takimin e Ambasadës së Amerikës për çështjen e Asociacionit.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj i ka kërkuar Kurtit që të marrë përgjegjësi dhe të dorëhiqet, shkruan lajmi.net.
Ai tha se ndërkombëtarët duan ta implementojnë Asociacionin, pa e “koritur” Kurtin.
Sipas Molliqaj, ndërkombëtarët e kanë kuptuar që tek kryeminstri duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis.
Molliqaj tha se Kurti e luan viktimën dhe dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë.
Postimi i plotë:
Merr përgjegjësi, dorëhiqu z. kryeministër!
Ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin.
Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie.
Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para.
Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim. /Lajmi.net/