Xavi Simons debutoi me një rekord për Holandën
Xavi Simons ka bërë debutimin e tij me kombëtaren e Holandës. Simons mbrëmë u fut në lojë në fitoren e holandezëve 3:1 ndaj ShBA-ve, duke bërë kështu debutimin me kombëtaren e tij. Debutimi i tij, duke zëvendësuar Memphis Depay në minutën e 83`, solli një rekord: në moshën 19-vjeçare, ai është holandezi më i ri…

Sport
Xavi Simons ka bërë debutimin e tij me kombëtaren e Holandës.
Simons mbrëmë u fut në lojë në fitoren e holandezëve 3:1 ndaj ShBA-ve, duke bërë kështu debutimin me kombëtaren e tij.
Debutimi i tij, duke zëvendësuar Memphis Depay në minutën e 83`, solli një rekord: në moshën 19-vjeçare, ai është holandezi më i ri që ka luajtur në raundin e 16-të të Kupës së Botës dhe i katërti më i riu në fazën e grupeve.
“Çfarë nate e mrekullueshme! Më e rëndësishmja është që skuadra tashmë është në çerekfinale. Dhe që unë mund të debutoj është sigurisht edhe më mirë. Mendoj se kam punuar. gjithë jetën për këtë. Dhe unë jam shumë i lumtur me këtë”, tha ai në një deklaratë për ‘NOS’,
Holanda në çerekfinale ndeshet me Argjentinën./Lajmi.net/