23 finalistët e Topit të Artë

FIFA ka ngushtuar listën e kandidatëve për Topin e Artë 2013 duke publikuar emrat e 23 finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka triumfuar në katër vjetët e fundit dhe sërish gjendet në konkurrencë, njësoj sikurse rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo…

Sport

29/10/2013 11:23

FIFA ka ngushtuar listën e kandidatëve për Topin e Artë 2013 duke publikuar emrat e 23 finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka triumfuar në katër vjetët e fundit dhe sërish gjendet në konkurrencë, njësoj sikurse rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe ai që nga shumëkush konsiderohet si favorit, mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, i cili edicionin e kaluar inspiroi gjigantin bavarez drejt triumfit në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.

Në mesin e 23 finalistëve ka edhe shumë yje të tjerë si Andrea Pirlo – i cili është italiani i vetëm në listë – kurse Manuel Neuer nga Bayern Munich është portieri i vetëm që ka zënë vend në mesin e tyre.

Fituesin e Topit të Artë do ta mësojmë më 14 janar. Lista e plotë e konkurrencës së futbollistëve është kjo:

Kurse, në kategorinë e trajnerit më të mirë të vitit në botë, gjendet një emër që u pensionua nga ky profesion në fund të sezonit të kaluar.

Sir Alex Ferguson i dha fund aventurës së gjatë në drejtim të Manchester Unitedit por triumfi në Premierligë bëri që strategu skocez të jetë në konkurrencë.

Së bashku me të, ndër të tjerë në garë janë edhe Jose Mourinho, si dhe ish trajneri ‘dominues’ i Bayern Munichut, Jupp Heynckes.