80 vjeçarja theret me thikë në Prishtinë
Një grua 80 vjeçare është therrur me thikë në fyt në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Autori i cili e ka kryer këtë krim besohet të jetë rreth moshës 30-vjeçare, dhe ai është kapur nga Policia, si dhe është dërguar në paraburgim.

Lajme
Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me ekipet e forenzikës kanë filluar hetimet .
Mësohet se viktima femër është me prejardhje nga fshati Kopernicë e komunës së Kamenicës dhe ishte në vizitë tek mbesa e saj.
Burimet e KTV-së thonë se autori njihej me mbesën e viktimës dhe ka qenë disa herë në banesën e saj.
Po ashtu, besohet që edhe një person rreth të 50-tave, i cili është i përfshirë në të njëjtin incident është lënduar me thikë dhe ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.