A do të bëhet trajner i Juventusit? Përgjigjet Guardiola

15:15 | 17 Maj 2019

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, për të marrë drejtimin e Juventus.

‘Bianconerët’ sot (e premte) kanë njoftuar se në fund të sezonit do të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Massimiliano Allegri.

Guardiola jo pak herë në media është përfolur si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Allegrin te kampionët e Serie A.

Por, një lëvizje e tillë nuk do të ndodh. Këtë e ka konfirmuar Guardiola në konferencën e fundit për shtyp para finales së FA Cup kundër Watford.

“Sa herë duhet ta them këtë? Unë nuk do të shkoj në Torino, në Itali”, është përgjigjur Guardiola, në pyetjen nëse do të marrë drejtimin e Juventusit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam i kënaqur me punën time me këtë klub, me njerëzit këtu”.

“Kjo është që ndjej sot, por futbolli ka ndryshuar shumë. Ndoshta sezoni tjetër nuk do të jetë kaq i mirë, por unë do të mbetem trajner i Manchester Cityt”.

Pep Guardiola me Manchester Cityn këtë sezon ka fituar titullin e Premierligës, Carling Cup dhe janë në finale të FA Cup./Lajmi.net/