Abdixhiku takohet me punonjësit shëndetësorë: Klinikat spitalore janë pa penj, infuzione dhe doreza
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka takuar punonjësit shëndetësorë. Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ditën e premte e ka filluar me punonjësit shëndetësorë të cilët, sipas tij, ia konfirmuan që sistemi i shëndetësisë është në pikën e thyerjes, shkruan lajmi.net. Abdixhiku ka përmendur disa probleme me…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka takuar punonjësit shëndetësorë.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ditën e premte e ka filluar me punonjësit shëndetësorë të cilët, sipas tij, ia konfirmuan që sistemi i shëndetësisë është në pikën e thyerjes, shkruan lajmi.net.
Abdixhiku ka përmendur disa probleme me të cilat po ballafaqohen ata, duke thënë se klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike.
Po ashtu ai shtoi se pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Pa penj, pa infuzione, pa dorëza!
Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes.
Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.
Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet.
Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!
Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë! /Lajmi.net/