Aleanca me “Drejtimin e Ri” do të krijojë qartësi për të ardhmen e rinisë

Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me platformën e saj Drejtimi i Ri, do të krijojë qartësi për të ardhmen e rinisë. Ai ka thënë se paqartësia e së ardhmes së rinisë kosovare duhet të merr fund.

Lajme

15/05/2014 15:48

Lideri i AAK-së, në një manifestim të të rinjve të Aleancës ka thënë se rinia do të jetë pjesëmarrëse në ndërtimin e së ardhmes së vet dhe të shtetit.

“Rinia jonë do të jetë energjia zbatuese e Drejtimit të Ri”, ka thënë Haradinaj.

“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme që nuk e ka të qartë. Aleanca do të krijojë qartësi për të ardhmen e secilit. Rinia jonë do të jetë pjesëmarrëse në ndërtimin e së ardhmes së vet dhe të shtetit”.

Në këtë tubim, para një numri të madh të të rinjve prishtinas, Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka hapur kampanjën Rinia për Drejtimin i Ri.

“Ju sot, të rinj, me prezencën tuaj, po dëshmoni rreshtimin tuaj të fuqishëm për ndryshime dhe rreth platformës ‘Drejtim i Ri’. Kjo platformë dhe vizioni ynë ka garancë liderin tonë, Ramush Haradinaj”, ka thënë kryetari i rinisë aleanciste, Musa Preteni.