Allegri godet kritikët e Juves: Serie A nuk është e lehtë

10:30 | 14 Prill 2019

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka mbrojtur sukseset e skuadrës së tij në Serie A, duke thënë se liga nuk është e lehtë siç mendojnë të tjerët.

Një humbje befasuese nga SPAL ka bërë që trajneri të reagojë ndaj kritikëve të skuadrës së tij, lidhur me konsistencën e ‘zonjës së vjetër’.

Ai ka thënë se liga është mjaftë e vështirë për ata që fitojnë të gjitha ndeshjet, kurse ata që nuk fitojnë  e shohin si të lehtë.

“Mbetet të shihet, nëse Napoli do të fitojë, ne do të presim edhe një javë për titullin. Ne tashmë po shohim drejt Ligës së Kampionëve, pasi kemi nevojë për vetëm një pikë në Serie A” ka thënë Allegri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Meqë dëgjoj se për Juventusin liga është e lehtë, epo… liga është e lehtë për ata që nuk synojnë triumfin, por për ata që fitojnë, është shumë e vështirë” ka thënë tutje trajneri italian.

Juventus tani do të përgatitet për ndeshjen kundër Ajax Amsterdam, të cilën e luan të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/