Allegri: Një trajner i madh do të më zëvendësoj

23:30 | 17 Maj 2019

Pasi u bë e ditur nga skuadra e Juventus se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajneri i skuadrës nga sezoni i ardhshëm, ka reaguar edhe vet trajneri italian.

Allegri ka thënë se ka kaluar pesë vite të mrekullueshme nën drejtimin e Juventus.

Tutje trajneri italian ka thënë se beson se ‘Zonja e Vjetër’ do ta gjej një trajner të madh për ta zëvendësuar atë.

“Mu deshën pesë vite për të ndërtuar këtë Juventus, por kjo ishte. Jeta vazhdon, shkon dhe vije” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Tani po shkoj në shtëpi, pastaj do të bëjë disa pushime anash detit” ka shtuar ai.

“Nuk e di kush do të më zëvendësoj. Por Juve do të zgjedhin një trajner të madh, sepse janë klub i madh” ka thënë.”

“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme. Për mua, pesë vite janë shumë” ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Allegri ka arritur që të fitojë titullin e Serie A me Juventus, por dështimi në Ligën e Kampionëve bëri që të shkarkohet. /Lajmi.net/