Alma Lama: AKR han me dy lugë, VV han me talebanët
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, dukur nga radhët e VV-së e pastaj edhe të LDK-së, Alma Lama ka shkruar në Facebook për partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, duke e kritikuar atë për, siç ka shkruar ajo, dëshiron të hajë me dy lugë.

Lajme
Lama ka shkruar se AKR-ja dëshiron të hajë më dy lugë, por, sipas saj, kjo parti do të mbetet pa asnjërën.
E jo pak miq janë të rregullt që komentojnë në statuset e saj, duke e ndërlidhur këtu gjithmonë edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe simpatizantët e saj, të cilët mbrojnë këtë lëvizje edhe në statuset e deputetes Lama.
Njëri ndër ta e ka mbështetur mendimin e Lamës, duke thënë se të gjitha partitë në Kosovë hanë me dy lugë. Por, ai ka veçuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas tij, është një opozitë e vërtetë.
Një mendim të tillë nuk e ka edhe Alma Lama.
Ajo në replikën me këtë qytetar ka thënë se Vetëvendosje han me talebanët.
“VV han me talebanët’, ka qenë komenti i Lamës, transmeton KP.