Alonso ‘turpëron’ Zidanen

Mesfushori Xabi Alonso është pa dyshim një prej futbollistëve më të mirë në botë në pozitën e tij, njësoj siç kishte qenë Zinedine Zidane në kohën sa ishte aktiv. Por, i madhi Zizou – tani asistent i trajnerit Carlo Ancelotti –  gjatë stërvitjes së fundit të Real Madridit përfundoi i ‘turpëruar’. Alonso i cili është…

Sport

30/10/2013 17:20

Mesfushori Xabi Alonso është pa dyshim një prej futbollistëve më të mirë në botë në pozitën e tij, njësoj siç kishte qenë Zinedine Zidane në kohën sa ishte aktiv.

Por, i madhi Zizou – tani asistent i trajnerit Carlo Ancelotti –  gjatë stërvitjes së fundit të Real Madridit përfundoi i ‘turpëruar’.

Alonso i cili është duke punuar rreth rikthimit në fushë nga lëndimi që e pamundësoi të luajë në muajt e fundit, tregoi se është shumë pranë formës ideale duke bërë një veprim mjeshtëror me të cilin ia futi ndër këmbë topin Zidanes, pjesëmarrës në një lojë mes futbollistëve.

Ish futbollisti më i mirë në botë ra në grackën e spanjollit, por tregoi se edhe tani, pas pensionimit nga futbolli më 2006, vazhdon të urrejë të pësojë, dhe ia dha një shikim jo edhe aq miqësor Alonsos.