Ancelotti e dëshiron Rafael Leao

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dëshiron transferimin e yllit të Milanit, Rafael Leao. E ardhmja e Leaos vazhdon të jetë ‘në ajër’, pasi lojtari nuk ka vendosur ende, transmeton lajmi.net. Ai ka në tavolinë një ofertë nga Milani për rinovim, por duket se portugezi po konsideron largimin nga ‘San Siro’. Nëse ndodh një gjë…

Sport

04/12/2022 15:25

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dëshiron transferimin e yllit të Milanit, Rafael Leao.

E ardhmja e Leaos vazhdon të jetë ‘në ajër’, pasi lojtari nuk ka vendosur ende, transmeton lajmi.net.

Ai ka në tavolinë një ofertë nga Milani për rinovim, por duket se portugezi po konsideron largimin nga ‘San Siro’.

Nëse ndodh një gjë e tillë, Real Madridi është një nga klubet që duan shërbimet e tij.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Ancelotti me të vërtetë e do Rafael Leao dhe gjithmonë flet shumë për të në klub. Real Madridi e ka atë si një opsion për të përforcuar sulmin.

Mbetet të shihet nëse do kalojë 23 vjeçari në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/