Angela në Prishtinë, e shoqëron Ledri

Angela Martini po qëndron në Prishtinë. Modelja e njohur shqiptare ka zbarkuar të enjten në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dhe e kishte një shoqërues të veçantë. Bëhet fjalë për ish reperin Ledri Vula, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur bukuroshen shkodrane, të cilën e ka transportuar në kryeqytet. Angela është vendosur në…

ShowBiz

31/01/2014 10:55

Angela Martini po qëndron në Prishtinë. Modelja e njohur shqiptare ka zbarkuar të enjten në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dhe e kishte një shoqërues të veçantë.

Bëhet fjalë për ish reperin Ledri Vula, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur bukuroshen shkodrane, të cilën e ka transportuar në kryeqytet.

Angela në shtrat

Angela është vendosur në hotelin Swiss Diamond Hotel, duke e postuar gjatë natës në rrjetet sociale një fotografi, ku shihet në njërën prej dhomave të këtij hoteli.

Nuk dihet nëse natën e mbrëmshme e ka kaluar vetëm apo jo… Angela ka ardhur me gjasë me punë në Kosovë, por shoqërimi me Ledrin bën të mendohet se në mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa shoqëria.