Aplikimi për zgjedhjet e parakohshme deri më 16 maj

KQZ njofton se subjektet politike për zgjedhje mund të aplikojnë deri më 16 maj. Ndërsa, partitë e regjistruara politike, që formojnë koalicion, duhet ta njoftojnë zyrën lidhur me këtë brenda afatit ligjor nga data 8 deri më 12 maj 2014.

Lajme

10/05/2014 16:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se që nga e dita e enjte ka filluar të rrjedhë afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që mbahen më 8 qershor.

Zyra për Regjistrim e partive politike do të pranojë aplikacionet deri më datën 16 maj, 2014.

Ndërsa, partitë e regjistruara politike, që formojnë koalicion, duhet ta njoftojnë zyrën lidhur me këtë brenda afatit ligjor nga data 8 deri më 12 maj, 2014.

Përmes një njoftimi të KQZ-së, bëhet e ditur se pas pranimit të aplikacioneve nga ana e subjekteve politike Zyra për Regjistrim të Partive Politike do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim për certifikim ose jo.