Arrestohen dy serbë në Gjilan

Dy punëtorë të institucioneve paralele serbe në rajonin e Anamoravës janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ende nuk dihen arsyet e arrestimit.

Lajme

30/10/2013 16:00

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy pjesëtarë të komunitetit serb, punëtorë të institucioneve paralele serbe në Kosovë.

Të arrestuarit janë Zivorad Jovanovic, i punësuar në të ashtuquajturin Qarku i Anamoravës dhe Vitomir Gavrilovic, punëtor në Qendrën për Çështje Sociale.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre.