Arrestohet logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me 5 vjeçaren në Gjilan

Një doktor është arrestuar së fundi në Gjilan. Deri tek arrestimi i tij ka ardhur nën dyshimin për abuzim psiqik ndaj një 5 vjeçare. Arrestimi i të lartcekurit është bërë pas publikimeve në media, ku i njëjti dëgjohet të ketë përdorur dhunë psiqike ndaj një 5 vjeçare, e cila thuhet të jetë e diagnostikuar me…

Lajme

27/11/2022 16:16

Një doktor është arrestuar së fundi në Gjilan.

Deri tek arrestimi i tij ka ardhur nën dyshimin për abuzim psiqik ndaj një 5 vjeçare.

Arrestimi i të lartcekurit është bërë pas publikimeve në media, ku i njëjti dëgjohet të ketë përdorur dhunë psiqike ndaj një 5 vjeçare, e cila thuhet të jetë e diagnostikuar me autizëm.

Pas publikime në fjalë, doktori po ashtu është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të viktimës.

Ndërsa nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në pranga përpos mjekut, kanë përfunduar edhe dy familjarët e 5 vjeçares.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Në incizimin e publikuar, Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.Madje ai dëgjohet edhe duke përdorur ofendime të shumta ndaj fëmijës dhe nënës./Lajmi.net/