Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, policia në Fushë Kosovë, të arrestohet personin T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. “Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të…

Lajme

25/01/2023 23:10

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, policia në Fushë Kosovë, të arrestohet personin T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës”.

“Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.