Arrestohet një person në Gjakovë për kultivim të barit, po e thante në varëse rrobash

Në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës ka kryer sot një kontroll në shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar. “Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi…

Lajme

14/09/2022 10:11

Në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës ka kryer sot një kontroll në shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar.

“Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:

Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,

Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,

Një peshore elektronike,

Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe

Mostër nga bima e dyshuar narkotike.

Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore”./Lajmi.net/