Arsenal po e konsideron shitjen e Granit Xhakës

14:45 | 14 Prill 2019

Lajme të papritura rreth Granit Xhakës po vijnë sot nga Anglia.

Mediet britanike raportojnë se skuadra e Arsenal po e konsideron mundësinë për ta shitur  yllin e mesfushës, Granit Xhaka.

Unai Emery duhet të shesë disa lojtarë për  të ngritur fondet e skuadrës që të ‘godas’ në merkaton e verës, dhe mesfushori kosovar me pasaportën zvicerane mund të jetë një nga të larguarit.

Sipas ‘Express’, është skuadra nga Serie A, Inter, destinacioni i radhës për yllin e ‘gunners’, i cili ishte në planet bazë të trajnerit këtë edicion,  transmeton lajmi.net.

Ishte pikërisht Inter ata që të parët filluan të interesohen për reprezentuesin e Zvicrës, e pas këtij interesimi, mediet britanike nuk po e hedhin poshtë një mundësi për transferim.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit dhe trajnerit të Arsenal për mesfushorin nga Kosova. /Lajmi.net/