Arsenali arrin marrëveshje me Martinellin për ta vazhduar kontratën
Gabriel Martinelli arrin marrëveshje për rinovim me Arsenalin 21 vjeçari do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me ‘Topçinjtë’. Kështu së paku ka njoftuar gazetari i mirënjohur italian, David Ornstein, përcjell lajmi.net. Gjithnjë sipas tij, Gabriel Martinelli ra dakord për një kontratë të re me Arsenalin, që do ta mbajë atë në klub deri në…

Sport
Gabriel Martinelli arrin marrëveshje për rinovim me Arsenalin
21 vjeçari do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me ‘Topçinjtë’.
Kështu së paku ka njoftuar gazetari i mirënjohur italian, David Ornstein, përcjell lajmi.net.
Gjithnjë sipas tij, Gabriel Martinelli ra dakord për një kontratë të re me Arsenalin, që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2027.
Kujtojmë që braziliani ka kontratë me liderin e Premier Ligës, Arsenal deri në vitin 2024.
Mbetet të shihet se kur do vije njoftimi zyrtar i klubit për këtë marrëveshje./Lajmi.net/