Arsenali ‘bombardon’ Liverpoolin

Arsenali konfirmoi epitetin e konkurrentit serioz për titull të kampionit në Premierligë duke mposhtur rivalin direkt, Liverpool, me rezultat 2-0 në Emirates Stadium, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të. Skuadra londineze shfaqi lojë mjaft të mirë duke mposhtur një kundërshtar që deri më tani gjatë këtij sezoni ka shfaqur shenja se do të…

Sport

02/11/2013 20:29

Arsenali konfirmoi epitetin e konkurrentit serioz për titull të kampionit në Premierligë duke mposhtur rivalin direkt, Liverpool, me rezultat 2-0 në Emirates Stadium, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të.

Skuadra londineze shfaqi lojë mjaft të mirë duke mposhtur një kundërshtar që deri më tani gjatë këtij sezoni ka shfaqur shenja se do të luftojë për kreun e tabelës, që vazhdon t’i takojë Arsenalit, madje me epërsi prej pesë pikësh.

Santiago Cazorla kaloi vendasit në epërsi me golin e tij në minutën e 19-të, kurse mesfushori uellsian Aaron Ramsey tregoi se është në formë të lartë duke shënuar një gol vërtetë të bukur nga distanca, pas një ore lojë.

Në vazhdim, skuadra e menaxherit Arsene Wenger e ruajti avantazhin dhe mori fitoren e merituar që i dërgon ata në kuotën e 25 pikëve, pesë më tepër se Chelsea dhe Liverpool që kanë nga 20 secili.