Arsenali me ofertë për Di Marian

Arsenali është i gatshëm të paguajë 32 milionë funte për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel Di Maria, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

13/05/2014 12:36

Arsenali është duke përgatitur një mega-ofertë për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel Di Maria.

Gjiganti londinez theu rekordin e klubit me transferimin e Mesut Ozil nga Real Madrid për 42.5 milionë funte, në verën e vitit të kaluar, por menaxheri Arsene Wenger synon të blejë sërish në kryeqytetin spanjoll.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Arsenali është i gatshëm të paguajë 32 milionë funte për Di Marian.

Monaco po ashtu është i interesuar për reprezentuesin argjentinas, mirëpo Wenger është optimist se do të mposht ish klubin e tij në betejë direkte.

Arsenali ishte pranë transferimit të Di Marias para kalimit të tij në Benfica më 2007, dhe skautët e klubit e kanë përcjell vazhdimisht atë, nga ajo kohë. 26-vjeçari spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid pasi ka humbur vendin në formacionin bazë nga Gareth Bale.

Carlo Ancelotti besohet se nuk do të kundërshtojë shitjen e Di Marias, por kërkon një zëvendësues për të.