lajmi.net

Arsenali rikthen kreun

Arsenali mposhti Crystal Palacen 2:0 në Emirates Stadium dhe riktheu pozitën e parë në Premierligë. Gjiganti londinez mori pikë të plota dhe u ngjit sërish në krye të tabelës, së paku përkohësisht deri pas përfundimit të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Chelseas të hënën mbrëma. Në takimin që në pjesën e parë nuk solli gola,…

Sport

02/02/2014 17:53

Arsenali mposhti Crystal Palacen 2:0 në Emirates Stadium dhe riktheu pozitën e parë në Premierligë.

Gjiganti londinez mori pikë të plota dhe u ngjit sërish në krye të tabelës, së paku përkohësisht deri pas përfundimit të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Chelseas të hënën mbrëma.

Në takimin që në pjesën e parë nuk solli gola, skuadra e menaxherit Arsene Wenger e zhbllokoi rezultatin menjëherë pas intervalit me golin e Alex Oxlade-Chamberlain.

Talenti anglez u bë hero i ndeshjes për Arsenalin duke shënuar sërish në minutën e 73’të duke ia siguruar skuadrës së tij në fitoren në një ballafaqim ku triumfi ishte i domosdoshëm për gjigantin londinez.

Arsenali kryeson me 55 pikë, dy më tepër se Manchester City dhe pesë më shumë se Chelsea, skuadra që ndeshen të hënën mbrëma në Etihad.

Arsenali rikthen kreun

Arsenal rikthehet si kryesues i Premier Ligës Angleze, pasi mposhti Aston Villën si mysafir me rezultat 1-2. Wilshere e hapi ndeshjen në minutën e 34 pas asistimit të Nachos. Anglezi ishte protagonist edhe në golin e dytë, ku asistoi për Giroud, i cili e vulosi rezultatin e pjesës së parë – 0-2. Në pjesë të…

Sport

13/01/2014 22:13

Arsenal rikthehet si kryesues i Premier Ligës Angleze, pasi mposhti Aston Villën si mysafir me rezultat 1-2.

Wilshere e hapi ndeshjen në minutën e 34 pas asistimit të Nachos. Anglezi ishte protagonist edhe në golin e dytë, ku asistoi për Giroud, i cili e vulosi rezultatin e pjesës së parë – 0-2.

Në pjesë të dytë Aston Villa e ngushtoi epërsinë me golin e Benteke në minutën e 76, por kjo ishte e gjitha pasi vendasit nuk arritën ta barazojnë rezultatin.

Tashmë Arsenali është në pozitën e parë me 48 pikë, 1 më shumë se përcjellësi i parë – Manchester City, dhe 2 më shumë se Chelsea.

Arsenali rikthen kreun

Golat në minutat e fundit të takimit nga sulmuesi Nicklas Bendtner dhe Theo Walcott e udhëhoqën Arsenalin drejt fitores së mundimshme, por shumë të rëndësishme ndaj Cardiff Cityt me rezultat 2:0, në duelin e xhiros së 20’të në Premierligë. Në një ndeshje të dominuar në tërësi nga gjiganti londinez, skuadra e Arsene Wengerit u desh…

Sport

01/01/2014 16:57

Golat në minutat e fundit të takimit nga sulmuesi Nicklas Bendtner dhe Theo Walcott e udhëhoqën Arsenalin drejt fitores së mundimshme, por shumë të rëndësishme ndaj Cardiff Cityt me rezultat 2:0, në duelin e xhiros së 20’të në Premierligë.

Në një ndeshje të dominuar në tërësi nga gjiganti londinez, skuadra e Arsene Wengerit u desh të priste deri në minutën e 88’të për ta zhbllokuar rezultatin.

Rezervisti Bendnter shënoi nga afërsia kurse Walcott e shtoi të dytin në minutat shtesë për fitoren me të cilën Arsenali e riktheu pozitën e parë duke tejkaluar Manchester Cityn. Në duelet tjera, shumë më lehtë se që pritej, Chelsea fitoi në udhëtim te Southampton me rezultat 3:0.

Festa e futbollistëve të Chelseas

Fernando Torres, Willian dhe Oscar shënuan gjatë pjesës së dytë për triumfin e ekipit të Jose Mourinhos. Liverpool mposhti Hull Cityn me rezultat 2:0.

Reds iu hakmorën kundërshtarit që i kishte mundur 3:1 në duelin e tyre të mëhershëm këtë stinor duke marrë pikë të plota në Anfield Road, dhe i dhanë fund serisë negative prej dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Manchester City dhe Chelsea.

Mbrojtësi Daniel Agger shënoi pas 36 minutash lojë kurse super sulmuesi Luis Suarez e shtoi të dytin në minutën e 50’të duke vulosur fitoren e Liverpoolit.

Suarez feston golin

Arsenali kryeson me 45 pikë, një më shumë se Manchester City dhe dy më tepër se Chelsea. Liverpool është i katërti me 39.