Aryeja pse Solange sulmoi Jay Z-në
Solange sulmoi dhëndrin e saj Jay Z në ashensor pasi ai ishte shumë i afërt me dizajneren Rachel Roy në Met Gala.

ShowBiz
Thuhet se një ndër arsyet pse motra e Beyonce, Solange, sulmoi burrin e saj Jay Z ishte se ky i fundit ka ndenjur shumë afër dizajneres Rachel Roy.
Rachel njëkohësisht ështe shoqja e Solange dhe ishte e martuar me partnerin në biznes të Jay Z dhe po atë natë, para ndodhisë në ashensor Solange është shtyrë edhe me Rachel.
Tani burimet e afërta me familjen kanë treguar se arsyeja pse Solange është shfaqur aq agresive gjithë mbrëmjen e Met Gala ishte se Jay Z dhe shoqja e saj Rachel Roy kanë qëndruar shumë afër me njëri-tjetrin dhe kjo motrës së Beyonce nuk i ka pëlqyer fare, e as vetë këngëtares.
Gjërat më pas u bënë edhe më dramatike, kur Jay Z ka vendosur të shkonte vetë në festën që ka organizuar Rihanna pas mbrëmjes së Met Gala, ku edhe Rachel do të ishte e pranishme.
Videoja e bërë në ashensorin e hotelit u shit nga një punëtor i hotelit për 250,000 dollarë dhe safi i hotelit ka nxjerrë nga puna menjëherë sa e kanë zbuluar.