Asociacioni, dialogu: Qeveria tregon se çka u tha Kurti – ambasadorëve në takimin e sotëm

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e sotëm të zhvilluar mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it. Me anë të një komunikate për media, Qeveria bëri të ditur se Kurti në këtë takim i njoftoi ambasadorët lidhur me 6 kushtet për Asociacionin, shkruan lajmi.net. Sipas Kurtit, Kosova ka dëshmuar përkushtimin e…

Lajme

06/02/2023 15:08

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e sotëm të zhvilluar mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Me anë të një komunikate për media, Qeveria bëri të ditur se Kurti në këtë takim i njoftoi ambasadorët lidhur me 6 kushtet për Asociacionin, shkruan lajmi.net.

Sipas Kurtit, Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes një qasjeje konstruktive dhe propozimeve kreative.

Gjithashtu, siç bëri të ditur Qeveria, Kurti ka shprehur gatishmërinë për takime të radhës në Bruksel.

Njoftimi i plotë nga Qeveria:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër. /Lajmi.net/