Atalanta shkatërron Napolin
Atalanta i dha leksion Napolit duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0. Në duelin ku skuadra e trajnerit Rafael Benitez pritej të ndiqte fitoren në mënyrë që të shtonte presionin ndaj Romës në pozitën e dytë, ndodhi e kundërta. Pjesa e parë nuk solli gola, por pothuajse menjëherë pas intervalit, German Denis kaloi Atalantan…

Sport
Atalanta i dha leksion Napolit duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0.
Në duelin ku skuadra e trajnerit Rafael Benitez pritej të ndiqte fitoren në mënyrë që të shtonte presionin ndaj Romës në pozitën e dytë, ndodhi e kundërta.
Pjesa e parë nuk solli gola, por pothuajse menjëherë pas intervalit, German Denis kaloi Atalantan në epërsi. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 65’të duke dyfishuar avantazhin e vendasve, derisa Napoli nuk arriti të reagonte fare.
Fitoren e Atalantas dhe kapitullimin e Napolit e vulosi Maxi Moralez me golin e tij në minutën e 79’të që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ballafaqimit.
Napoli mbetet në pozitën e tretë me gjashtë pikë më pak se Roma, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Lazio me Etrit Berishën në portë fitoi 2:0 në udhëtim te Chievo, pas golave nga Candreva dhe Keita.
Rezultatet:
Atalanta – Napoli 3:0
Catania – Livorno 3:3
Roma – Parma (U ndërpre)
Sassuolo – Verona 1:2
Chievo – Lazio 0:2