Avdijaj, mezi pret të luajë për Kosovën
Albion Avdijaj po e pret me padurim debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës, pasi e mori ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. Futbollisti kosovar ndihet krenar që do t’i mbrojë ngjyrat e vendit të tij.

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë më e pasur, për ndeshjet miqësore ndaj Turqisë dhe Senegalit.
Futbollisti i Grasshopperit, Albion Avdijaj, do të jetë njëri prej përforcimeve të përzgjedhësit Albert Bunjaku.
Ai ndihet krenar që do ta ketë mundësinë ta përfaqësojë vendin e tij në miqësoret e majit.
“Miqtë e mi, dëshiroj ta ndaj me ju gëzimin pasi kam marr ftesë të luaj për Reprezentacionin e Kosovës. Kjo është një ndjenjë e pa përshkruar për mua”, ka shkruar fillimisht Avdijaj në rrjetin social, Facebook.
“Edhe pse kam lindur në Zvicër, ndjenjat e mia gjithmonë kanë qenë për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit të origjinës time, të vendlindjes së prindërve të mi”.
“Me këtë rast, më duhet ta falënderoj përzgjedhësin e Albert Bunjaku, FFK-në për besimin dhe të gjithë adhuruesit e mi. Shihemi në miqësoren Kosovë-Turqi dhe Kosovë-Senegal”, ka përfunduar Avdijaj.