Avokati i Popullit kërkon përmbajtje nga gjuha e urrejtjes gjatë fushatës

Avokati i Popullit gjatë një diskutimi me temë “Domosdoshmëria e një procesi të rregullt zgjedhor”, ka kërkuar nga subjektet politike dhe anëtarët e tyre, që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes gjatë fushatës parazgjedhore. 

Lajme

16/05/2014 17:33

Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar që zgjedhjet nacionale të jenë të lira, demokratike dhe të gjitha grupet e cenuara siç janë personat me aftësi të kufizuara, ata nëpër burgje e spitale, të kenë mundësi të barabarta votimi. 

Këto ishin kërkesat që dolën nga diskutimi I organizuar me temë \” Domosdoshmëria e një procesi të rregullt zgjedhor”, ku u kërkua përmbajtje nga gjuha e urrejtjes dhe denigrimit grupor e individual mbi çfarëdo baze. (KP)