Bale, më i mirë se Ozil

Gareth Bale përfundoi në Real Madrid falë 50 milionë eurove të përfituara nga Los Blancos pas shitjes së Mesut Ozilit në Arsenal. Në fakt, ylli uellsian i kushtoi gjigantit spanjoll rreth 100 milionë euro dhe u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Por, edhe Ozil theu rekord me kalimin e tij në Emirates duke…

Sport

09/11/2013 12:33

Gareth Bale përfundoi në Real Madrid falë 50 milionë eurove të përfituara nga Los Blancos pas shitjes së Mesut Ozilit në Arsenal.

Në fakt, ylli uellsian i kushtoi gjigantit spanjoll rreth 100 milionë euro dhe u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Por, edhe Ozil theu rekord me kalimin e tij në Emirates duke u bërë blerja më e shtrenjtë e gjigantit londinez.

Reali mori kritika të ashpra për shitjen e Ozilit i cili menjëherë në paraqitjet e tij të para në Londër, është bërë futbollist kyç në ekipin e menaxherit Arsene Wenger që është lider në Premierligë.

Por, statistikat e deritashme i japin arsye gjigantit madrilen. Bale, në nëntë paraqitje ka realizuar katër gola dhe ka bërë tri asistime, dhe është më vendimtar se Ozil në Arsenal.

Bale, erdhi në Real, larg nga forma më e mirë fizike për dallim nga ylli gjerman i cili iu bashkua skuadrës londineze në gjendje të përkryer.

Bale ka bërë nëntë paraqitje për Realin, dy më pak se Ozil në Arsenal dhe ka realizuar një gol më tepër se gjermani, por ka një asistim më pak se mesfushori kreativ.