Banorët e këtij fshati në Kosovë po vendosin ushqim për të varfërit në rrethojat e Xhamisë

11:59 | 6 Maj 2019

Banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës, kanë marrë një iniciativë që t’i dalin në ndihmë me gjëra ushqimore bashkëfshatarëve të tyre që kanë nevojë.

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës, kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë, shkruan lajmi.net.

Më iniciativë të profesorit Patriot Rudari, banorët e këtij fshati kanë vendosur në rrethojat e xhamisë gjëra ushqimore për familjet që vërtetë kanë nevojë.

“Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit”, ka shkruar ndër të tjera Rudari në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Rudarit pa ndërhyrje:

Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit.

Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë.

Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc. /Lajmi.net/