Barazimi ‘kualifikon’ Realin

Juventus barazoi 2:2 me Real Madridin në Torino në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Rezultati e kualifikon gjigantin spanjoll për në fazën eliminatore të garës. Arturo Vidal e kaloi Juventusin në epërsi në pjesën e parë nga penalltia. Kurse, Reali e përmbysi rezultatin me golat nga Cristiano Ronaldo…

Sport

05/11/2013 21:55

Juventus barazoi 2:2 me Real Madridin në Torino në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Rezultati e kualifikon gjigantin spanjoll për në fazën eliminatore të garës. Arturo Vidal e kaloi Juventusin në epërsi në pjesën e parë nga penalltia.

Kurse, Reali e përmbysi rezultatin me golat nga Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale në të dytën.

Por, Fernando Llorente shënoi me kokë duke ia siguruar një pikë Bianconerëve. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Copenhagen e befasoi Galatasarayn duke e mposhtur me rezultat 1-0 dhe la të hapur garën për sigurimin e pozitës së dytë.

Kualifikimin tutje e siguruan edhe Bayern Munich dhe Manchester City nga Grupi D.

Grupi A

Real Sociedad – Manchester United 0:0

Shakhtar D – Bayer Leverkusen 0:0

Grupi B

Copenhagen – Galatasaray 1:0

Juventus – Real Madrid 2:2

Grupi C

Olympiakos – Benfica  1:0

PSG – Anderlecht 1:1

Grupi D

Manchester City – CSKA Moska 5:2

Viktoria P – Bayern Munich 0:1