Barcelona sërish e para
Barcelona e riktheu kreun e La Ligës, në ‘rikthimin’ e Lionel Messit në top-formë. Ylli argjentinas inspiroi gjigantin katalan drejt fitores 4:1 në udhëtim te Sevilla, në kuadër të xhiros së 23’të. Si shpeshherë në periudhën e fundit, Barcelona ishte në disavantazh pas golit nga Alberto Moreno pas 15 minutash lojë. Mirëpo, Alexis Sanchez e…

Sport
Barcelona e riktheu kreun e La Ligës, në ‘rikthimin’ e Lionel Messit në top-formë.
Ylli argjentinas inspiroi gjigantin katalan drejt fitores 4:1 në udhëtim te Sevilla, në kuadër të xhiros së 23’të. Si shpeshherë në periudhën e fundit, Barcelona ishte në disavantazh pas golit nga Alberto Moreno pas 15 minutash lojë.
Mirëpo, Alexis Sanchez e barazoi rezultatin në minutën e 34’të kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, Messi shënoi duke e përmbysur rezultatin në favor të mysafirëve.
Ylli argjentinas shënoi sërish në minutën e 56’të duke ia bërë me dije Sevillas se nuk ka qka të kërkojë nga kjo përballje. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Cesc Fabregas i cili shënoi dy minuta para fundit.
Me këtë fitore, Barcelona u rikthye në krye të La Ligës me 57 pikë, aq sa kanë edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid, por kampionia udhëheq falë golaverazhit më të mirë.