Barcelona ‘zyrtarizon’ Ter Stegenin
Barcelona do ta zyrtarizojë transferimin e portierit të Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre ter Stegen, të shtunën pas përfundimit të ndeshjes së Gladbachut kundër Wolfsburgut, raporton Sport.es.

Sport
Marc-Andre ter Stegen nga nesër mund të zyrtarizohet si anëtar i ri i Barcelonës.
Portieri i Borussia Monchengladbachut tashmë disa muaj spekulohet se do të jetë pasardhës i Victor Valdesit në Camp Nou.
Valdes ka paralajmëruar largimin nga klubi në përfundim të këtij sezoni dhe drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizaretta ka identifikuar Ter Stegenin si zëvendësuesin adekuat.
Sipas portalit Sport.es, të shtunën mund të jetë dita kur Barcelona do të zyrtarizojë marrëveshjen për transferimin e Ter Stegenit, gjatë afatit kalimtar të verës.
Ter Stegen do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me Borussia Monchengladbachut në udhëtim te Wolfsburg, e pastaj do të jetë i lirë – pasi tashmë është përshëndetur me tifozët e klubit në fundjavën e shkuar – që të nënshkruajë për Barcelonën.