Bastisja e shtëpisë së Vali Corleone, policia jep detaje

Shtëpia e Vali Corleone është bastisur ditën e sotme nga një operacion policor. Kjo bastisje erdhi si pasojë e publikimit të parave nga Vali Corleone në “TikTok”, shkruan lajmi.net. Këtë e konfirmoi për lajmi.net avokati i Valit, Sherif Sherifi. “Po është e vërtetë që sot rreth orës 9:45 në mëngjes, është bastis shtëpia e Valit,…

ShowBiz

24/11/2022 14:56

Shtëpia e Vali Corleone është bastisur ditën e sotme nga një operacion policor.

Kjo bastisje erdhi si pasojë e publikimit të parave nga Vali Corleone në “TikTok”, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net avokati i Valit, Sherif Sherifi.

“Po është e vërtetë që sot rreth orës 9:45 në mëngjes, është bastis shtëpia e Valit, domethënë kjo bastisje ka ndodhur deri në orën 10:00, natyrisht policia ka kryer detyrën e saj pasi dyshimet e prokurorisë kishin të bëjnë me disa mjete financiare të paraqitura përmes platformës “TikTok”, prokuroria ka kërkuar nga gjygjtari i procedurës paraprake dhe me lejen e tij është kryer kjo bastisje, mirëpo kjo bastisje ka përfunduar e pastër.”, ka thënë Sherifi për lajmi.net.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga bastisja janë sekuestruar disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.

Gjithashtu, është sqaruar se Vali nuk ishte prezentë në shtëpi gjatë bastisjes./Lajmi.net/