Bateritë e së ardhmes

Një grup nga Instituti i Shkencave dhe Teknologjisë në Ulsan, Korea Jugore, kanë deklaruar se kanë zhvilluar një lloj të ri të baterisë e cila është me fleksibile sesa llojet tradicionale të baterive. Sistemi i punës i këtyre baterive është më stabil se bateritë konvencionale. Zyrtari për informim në Ministrinë e Shkencave dhe Teknologjisë së…

Auto & Tek

29/10/2013 18:37

Një grup nga Instituti i Shkencave dhe Teknologjisë në Ulsan, Korea Jugore, kanë deklaruar se kanë zhvilluar një lloj të ri të baterisë e cila është me fleksibile sesa llojet tradicionale të baterive. Sistemi i punës i këtyre baterive është më stabil se bateritë konvencionale.

Zyrtari për informim në Ministrinë e Shkencave dhe Teknologjisë së Koresë Jugore deklaroi se: bateritë konvencionale litium-ion të cilat shfrytëzojnë elektrolitet e lëngshme kanë pasur probleme të sigurisë për shkak që ndarja në mes të elektroliteve ka qenë e dobët dhe është shkatërruar filmi ndarës nga nxehtësia e baterisë.

Në disa raste ka ardhur deri tek eksplodimi i baterisë nga kontakti direkt i elementeve pozitive dhe negative.

Javën e kaluar në Las Vegas, Samsung shfaqi prototipin e telefonit të mençur i cili është fleksibil dhe e quajnë Youm. Gjatë prezantimit të prototipit nga Samsung, telefoni lakohet pa ndonjë problem dhe nuk ka shtrembërim të ngjyrave në ekran.

Ekranet e lakuara nga Samsung dhe LG, bateritë e lakuara nga Ulsan nënkupton që në një periudhë të shkurtë kohore ne mund të shohim telefona të mençur të cilët plotësisht do të jenë fleksibil (lakuar).