BE fton Moldavinë të nënshkruajë MSA-në

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, e ka ftuar sot Moldavinë që më datën 27 qershor, në Bruksel, të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian.

Bota

13/05/2014 23:22

Van Rompuy e ka bërë këtë ftesë gjatë takimit që e ka zhvilluar në kryeqytetin moldav, Kishinev, raporton REL.

Presidenti moldav, Nikolae Timofti ka thënë një ditë më parë se Moldavia do ta ushtrojë të drejtën sovrane dhe do ta nënshkruajë marrëveshjen, pavarësisht presioneve të jashtme politike e ekonomike.

Timofti në komentet e tij nuk e ka përmendur Rusinë por, në fakt, Moska është ajo që e kundërshton nënshkrimin e marrëveshjes mes Moldavisë dhe BE-së.