BE të përfshihet më shumë në Ukrainë
Ministri Enver Hoxhaj, njëjtë si homologët e tij nga Bashkimi Europian dhe SHBA’të, ka kërkuar që të bëhet më shumë për të siguruar stabilitet afatgjatë në Ukrainë. Ai ka thënë se Ukraina është shndërruar në sprovë për BE’në.

Lajme
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në konferencën për Siguri në Munih, ndër temat kryesore të së cilës ka është gjendja e tensionuar në Ukrainë, është pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e Kosovës lidhur me këtë çështje.
Ministri Hoxhaj, njëjtë si homologët e tij nga Bashkimi Europian dhe SHBA’të, ka kërkuar që të bëhet më shumë për të siguruar stabilitet afatgjatë në Ukrainë.
Në deklaratën e botuar në gazetën gjermane “Frankfuter Allgemeine Zeitung – FAZ”, Hoxhaj ka thënë se Ukraina është shndërruar në sprovë për BE’në.
“Sjellja e BE’së do të tregojë sesa janë në gjendje të zgjidhin konflikte rreth kufirit europian”, ka thënë Hoxhaj.
Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e presidentit Ukrainas, Viktor Janukowitsch po e humb legjitimitetin.
“E vetmja zgjidhje e konfliktit me opozitën është të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Nuk shoh zgjidhje tjetër”, ka thënë Hoxhaj.