Behrami gëzon Napolin
Më në fund një lajm i mirë në shtëpinë e Napolit. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez u kritikua ashpër pas humbjes 3:0 në fundjavë nga Atalanta që e la gjithnjë e më larg nga kreu i tabelës në Serie A. Mirëpo, skuadra e sidomos strategu spanjoll mund të rikthejnë një dozë të buzëqeshjes pas lajmit…

Sport
Më në fund një lajm i mirë në shtëpinë e Napolit.
Skuadra e trajnerit Rafael Benitez u kritikua ashpër pas humbjes 3:0 në fundjavë nga Atalanta që e la gjithnjë e më larg nga kreu i tabelës në Serie A.
Mirëpo, skuadra e sidomos strategu spanjoll mund të rikthejnë një dozë të buzëqeshjes pas lajmit se mesfushori kosovar Valon Behrami i është bashkuar grupit në seancën stërvitore të së martës.
Pas vendimit për të mos iu nënshtruar operacionit, Behrami, një prej futbollistëve kryesor të Napolit është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës deri më tani gjatë vitit 2014 dhe mund të ftohet për duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë kundër Romës.