Belgjika – Maroku: Pjesa e parë mbyllet pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Marok. Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Marokut kanë mbyllur në paqe 45 minutat e para, shkruan lajmi.net. Me rezultatin 0:0 Belgjika dhe Maroku shkojnë në pauzë 15 minutëshe, për të kërkuar zgjidhje për zhbllokim në pjesën e dytë. Fitorja është shumë e nevojshme për të…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Marok.
Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Marokut kanë mbyllur në paqe 45 minutat e para, shkruan lajmi.net.
Me rezultatin 0:0 Belgjika dhe Maroku shkojnë në pauzë 15 minutëshe, për të kërkuar zgjidhje për zhbllokim në pjesën e dytë.
Fitorja është shumë e nevojshme për të dyja këto kombëtare, të cilat garojnë në grupin F.
Në fundin e pjesës së parë, Maroku shënoi me anë të Ziyech, por goli u anulua për një offside pasiv.
Mbetet të shihet cilat do të jenë instruksionet e trajnerëve gjatë pauzës 15 minutëshe. /Lajmi.net/